Elementet kryesore të ambienteve të brendshme

Zbuloni disa nga veçoritë premium të dizajnit të brendshëm të EC40 që e bëjnë më të lehtë gjetjen e kohës për vete.

Tapiceritë premium përforcojnë komoditetin relaksues të kabinës së makinës EC40.

Ekrani qendror i makinës plotësisht elektrike Volvo EC40, ndenjëset e përparme dhe pjesën e timonit.

Elementet e teknologjisë dhe dizajnit janë integruar pa probleme.

Ekrani qendror i makinës plotësisht elektrike Volvo EC40 duke listuar stacionet e karikimit në afërsi.

EC40 përmban Google të integruar për sistem infotainment të njohur dhe intuitiv.

Modelet e pjesës së brendshme të EC40 personifikojnë thjeshtësinë elegante të dizajnit modern skandinav.

Mbajtësja e gotës, ndryshimi i marsheve dhe karikuesi me valë të vendosura midis ndenjëseve të përparme të makinës Volvo EC40 plotësisht elektrike.

Minimalizmi i dizajnit të brendshëm nuk lë pas veçoritë praktike.

Ndryshimi i marsheve të kristalta Orrefors në makinën Volvo EC40 plotësisht elektrike.

Ndryshimi i marsheve të kristalta Orrefors shënjon në mënyrë elegante stilin e nënvlerësuar të kabinës.

Një altoparlant Harman Kardon, pjesë e sistemit premium të tingullit të disponueshëm në Volvo EC40.

Sistemi i jashtëzakonshëm i tingullit i krijuar nga Harman Kardon mund të përmirësojë përvojën tuaj të drejtimit të makinës.

Ndenjëset e pasme të makinës plotësisht elektrike Volvo EC40.

Ndenjëset e EC40 ofrojnë rehati ergonomike dhe stil elegant.

Elementet kryesore të dizajnit

Interiore moderne

Krijoni atmosferën për udhëtimet tuaja të përditshme me makinë me një interior të cilësisë së lartë. Interiori nuk ka lëkurë, dhe bashkon tapiceri, dekor dhe veçori bashkëkohore për të krijuar një kabinë të thjeshtë por padyshim elegante.

Tapeti i ricikluar i disponueshëm në makinën Volvo EC40 plotësisht elektrike.

Dizajn i mirëmenduar

Synoni të udhëtoni me EC40. Është i disponueshëm me ambiente të brendshme të krijuara nga tapiceri nga burime të përgjegjshme ose pjesërisht të ricikluara, duke përfshirë tapetin që i jep një jetë tjetër mbetjeve plastike. Dhe ne i kemi bërë kontrollet e sistemit infotainment të njohura dhe intuitive për ta bërë jetën pak më të thjeshtë.

Dekor i ambientit

Shijoni pamjen e mrekullueshme të jashtme sa herë që hapni derën me dekorin topografik. Këto panele të skalitura janë të frymëzuara nga konturet malore të Parkut Kombëtar Abisko të Suedisë. Duke përdorur shtresa materialesh me bira me ndriçim të butë, dekori merr tre dimensione dhe e mbush kabinën me ndriçimin qetësues të ambientit.

Xhepi i madh në derën e Volvo EC40 mban një laptop dhe një shishe uji.

Hapësirë ruajtëse praktike

Ndiqni impulset tuaja kur jeni në lëvizje pa krijuar rrëmujë në kabinë. EC40 ka grepa, mbajtëse, dhe ndarje të dobishme për të mbajtur gjërat që keni nevojë që ti mbani gjithmonë me vete dhe kënaqësitë e vogla spontane. Duke zhvendosur altoparlantët nga panelet e dyerve, ne kemi krijuar xhepa të mëdhenj për ju the pasagjerët tuaj ku mund të vendosni sende të mëdha si shishe uji apo laptopë. Dhe ne e kemi bërë këtë gjë pa zvogëluar tingullin rrethues me cilësi të lartë të disponueshëm në EC40.

Hapësira të mëdha ngarkimi

Ka hapësirë për artikujt e domosdoshëm dhe ato që është mirë ti keni me vete në bagazhin e madh të EC40. Kemi hequr harqet e brendshme të gomave për ta bërë më të madh dhe të gjerë. Një hapësirë nën dysheme dhe një ndarje hapësire në pjesën e përparme ju mundëson të merrni edhe më shumë gjëra me vete. Bagazhi i madh është projektuar për të qenë fleksibël dhe i thjeshtë për tu ngarkuar. Dyshemeja e sheshtë qëndron e sheshtë kur palosni mbështetëset e pasme për të zgjeruar kapacitetin mbajtës. Nuk ka dalje që mund t'ju pengojnë gjatë ngarkimit të artikujve të mëdhenj. Dhe kur i keni duart plot, rrëshqitni këmbën nën prapakolp për të hapur derën e bagazhit.

Çatia e madhe panoramike e Volvo EC40 e parë nga brenda makinës.

Çati panoramike mbresëlënëse

Qëndroni të lidhur me botën e jashtme në një hapësirë private dhe të rehatshme, të gjithën për vete kur drejtoni një EC40. Çatia e madhe e fiksuar panoramike shtrihet nga ndenjëset e pasme deri te ndenjëset e përparme, duke i dhënë kabinës një ndjesi hapësire dhe ajrimi. Lejojeni dritën e diellit të hyjë. Dhe gjatë natës, shikoni yjet kur të ndaleni në semafor.

Një altoparlant Harman Kardon, pjesë e sistemit premium të tingullit të disponueshëm në Volvo EC40.

Tingulli premium nga Harman Kardon

Një altoparlant Harman Kardon, pjesë e sistemit premium të tingullit të disponueshëm në Volvo EC40.

Konfiguroni EC40-ën tuaj

Konfiguroni EC40 tuaj dhe shihni një çmim të personalizuar.

Konfiguroni
Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

Shihni çfarë ka në gjendje

EC40 është gati për t'u transportuar.

Shihni çfarë ka në gjendje
Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Rezervo një test drive

Përjetoni si udhëtohet me EC40.

Rezervo një test drive
Financoni makinën tuaj

Financoni makinën tuaj

Shihni opsionet e financimit

Zbuloni opsionet e financimit për EC40 tuaj.

Shihni opsionet e financimit
Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Merrni një preventiv

Shihni koston e EC40 suaj.

Merrni një preventiv